Ushtria siriane vazhdon avancimet në rajonet shkretinore Telul Safa
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar avancimet e veta në rajonet shkretinore Telul Safa në provincën Suvejda në jug të Sirisë, rajone këto në të cilat ndodheshin terroristët e ISIS.
Kanali televiziv Al Akhbarija raportoi se forcat e ushtrisë së Sirisë kanë rimarrë kontrollin e rajoneve në Telul Safa dhe ka ndërprerë rrugën për mbështetje logjistike ndaj terroristëve.
Gjatë këtyre operacioneve, ushtria e Sirisë është dislokuar në Telul Safa dhe ka neutralizuar përpjekjet e terroristëve për avancim në këto rajone dhe ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.
Një burim ushtarak ka thënë se njësitë e ushtrisë së Sirisë në bastionet e terroristëve kanë zbuluar dhe konfiskuar sasi të mëdha të armëve dhe rripave me eksploziv, mitraloz, snajper etj., ndërsa kanë rimarr nën kontroll edhe një liqen që ndodhej nën kontrollin e terroristëve të ISIS.