Skandali i Myftiut të Arabisë Saudite
Përdoruesit e Twitter dërguan një letër në këtë rrjet social, në të cilën thuhet se kryemuftiu saudit dëshiron të ndërmjetësojë tek Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, për të emëruar nipin e tij Profesor Asistent në Fakultetin e Shkencave Fetare.
Gazeta Al Vatan, duke botuar letrën me titull "Abdulaziz Al Alshejkh", kryemuftiu i Arabisë Saudite, ka deklaruar: Kryemuftiu i Arabisë Saudite në këtë letër ka lavdëruar nipin e tij duke thënë: Nipi im Abdul Aziz bin Abdul Malik Al Shejkh, është një person i moderuar dhe besnik ndaj Al Saudit. Gazeta Al Vatan shkruan: Letra e kryemuftiut të Arabisë Saudite dëshmon se sa i gjerë është korrupsioni në Arabinë Saudite. Ndërmjetësimi i Myftiut Saudit është zbuluar kur Qendra Statistikore e Arabisë Saudite njoftoi një normë mesatare të papunësisë prej 12.9% në tremujorin e parë të vitit 2018.