Vriten dhe plagosen tre ushtarë sionist në Bregun Perëndimor
Tre ushtarë të regjimit sionist janë vrarë ose plagosur nga një sulm me armë i kryer nga një i ri palestinez në qytezën Arijel në afërsi të Ramallahut.
Qendra informative e Palestinës duke cituar mediat sioniste, ka njoftuar se si pasojë e këtij sulmi janë plagosur tre ushtarë izraelitë që dy prej tyre kanë vdekur si pasojë e gjakderdhjes së madhe.
Autori i këtij sulmi ka arritur të arratiset dhe forcat ushtarake të regjimit sionist kanë filluar hetimet për gjetjen e tij.
Pas kryerjes së këtij sulmi, një numër i madh i forcave ushtarake të regjimit sionist janë dislokuar në qytetin Arijel.
Ndërkohë Muthana Al-Naxhar, anëtar i Xhihadit Islamik të Palestinës, ka theksuar: "Operacioni i kryer në koloninë sioniste Arijel në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan është përgjigje ndaj krimeve të okupatorëve në Gaza, Kods dhe Khan Al-Ahmar".
Gjithashtu Davud Shahab, zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, sulemin e sotëm kundër forcave ushtarake të regjimit sionist e ka quajtur reagim natyror ndaj krimeve të okupatorëve sionistë kundër popullit palestinez.