Vriten dhe plagosen tre ushtarë sionist në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81801-vriten_dhe_plagosen_tre_ushtarë_sionist_në_bregun_perëndimor
Tre ushtarë të regjimit sionist janë vrarë ose plagosur nga një sulm me armë i kryer nga një i ri palestinez në qytezën Arijel në afërsi të Ramallahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2018 12:12 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen tre ushtarë sionist në Bregun Perëndimor

Tre ushtarë të regjimit sionist janë vrarë ose plagosur nga një sulm me armë i kryer nga një i ri palestinez në qytezën Arijel në afërsi të Ramallahut.

Qendra informative e Palestinës duke cituar mediat sioniste, ka njoftuar se si pasojë e këtij sulmi janë plagosur tre ushtarë izraelitë që dy prej tyre kanë vdekur si pasojë e gjakderdhjes së madhe.

Autori i këtij sulmi ka arritur të arratiset dhe forcat ushtarake të regjimit sionist kanë filluar hetimet për gjetjen e tij.

Pas kryerjes së këtij sulmi, një numër i madh i forcave ushtarake të regjimit sionist janë dislokuar në qytetin Arijel.

Ndërkohë Muthana Al-Naxhar, anëtar i Xhihadit Islamik të Palestinës, ka theksuar: "Operacioni i kryer në koloninë sioniste Arijel në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan është përgjigje ndaj krimeve të okupatorëve në Gaza, Kods dhe Khan Al-Ahmar".

Gjithashtu Davud Shahab, zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, sulemin e sotëm kundër forcave ushtarake të regjimit sionist e ka quajtur reagim natyror ndaj krimeve të okupatorëve sionistë kundër popullit palestinez.