EBA punëson mercenarë amerikanë për të vrarë jemenasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82101-eba_punëson_mercenarë_amerikanë_për_të_vrarë_jemenasit
Sipas një njoftimi të agjencisë BuzzFeed, EBA për të vrarë liderët politikë të Jemenit ka punësuar mercenarë amerikanë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2018 05:53 Europe/Tirane
  • EBA punëson mercenarë amerikanë për të vrarë jemenasit

Sipas një njoftimi të agjencisë BuzzFeed, EBA për të vrarë liderët politikë të Jemenit ka punësuar mercenarë amerikanë.

Agjencia në fjalë thotë se mercenarët amerikanë janë punësuar nga EBA janë pjesë të forcave të mëparshme speciale amerikane që kanë shërbyer për një kohë të gjatë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. sipas BuzzFeed, ushtria e EBA administrohet duke marrë ndihmë nga konsulentë ushtarakë të huaj dhe sidomos nga vendet perëndimore, për të cilët Abu Dhabi shpenzon me miliona dollarë për çdo vit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.E