Ushtria siriane fillon operacione të tjera kundër ISIS
Ushtria e Sirisë ka filluar operacione të reja kundër grupit terrorist takfirist ISIS në provincën Suvejda në jug të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet nga frontet e luftës kanë thënë se këto operacione drejtohen nga brigada e katërt e ushtrisë së Sirisë dhe kanë filluar nga tre anë. Sipas këtij burimi, përpjekjet më të mëdha të ushtrisë së Sirisë janë përqendruar për të avancuar në rajonin Telul Al-Safa në rrugën Shejkh Husejn. Forcat e ushtrisë së Sirisë pas luftimeve të ashpra me grupin terrorist ISIS në këtë rajon, ka vazhduar avancimet e saj. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë mbi 10 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS dhe janë shkatërruar disa vendstrehime të tyre në rajonin Telul Al-Safa.