Shkatërrohet një bandë terroriste në Anbar të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82896-shkatërrohet_një_bandë_terroriste_në_anbar_të_irakut
Forcat irakiane të sigurisë gjatë një operacioni të suksesshëm në provincën Anbar të Irakut, kanë shkatërruar një bandë terroriste aktive në fushën e shpërthimit të autobombave.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 12, 2018 14:50 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një bandë terroriste në Anbar të Irakut

Forcat irakiane të sigurisë gjatë një operacioni të suksesshëm në provincën Anbar të Irakut, kanë shkatërruar një bandë terroriste aktive në fushën e shpërthimit të autobombave.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat e sigurisë së Irakut gjatë këtij operacioni kanë arrestuar 6 anëtarë të kësaj bande terroriste.

Ndërkohë Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, ditën e kaluar në mbledhjen me komandantët e forcave të sigurisë, policisë dhe inteligjencës së këtij vendi, ka theksuar: “Idetë takfiriste akoma ekzistojnë në Irak dhe përpjekjet për zhdukjen e ideve të tilla duhet të shtohen në të gjitha fushat”.

Abdulmahdi shtoi: “Përpjekjet dhe operacionet e forcave të sigurisë akoma po vazhdojnë për përndjekjen e rrjeteve terroriste në Irak”.