Vazhdon agresioni i ushtrisë së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer një agresion të gjerë në lindje të Bejt Hanun në Rripin e Gazës gjatë të cilit kanë përdorur edhe katër buldozer.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se forcat pushtuese të regjimit sionist të martën gjatë kësaj ofensive kanë shkatërruar tokat bujqësore të palestinezëve dhe kanë hapur zjarr ndaj banorëve vendas.
Njëkohësisht me këtë ofensivë, edhe forcat detare të ushtrisë së regjimit sionist kanë sulmuar peshkatarët palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar edhe qytetet Nablos dhe Al-Khalil dhe kanë arrestuar 13 palestinezë. Gjatë kësaj ofensive të forcave ushtarake të regjimit sionist ka shpërthyer edhe një përleshje mes palestinezëve dhe forcave sioniste.