Deklarata e Hamas me rastin e 31 vjetorit të themelimit
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) me anë të një deklarate ka deklaruar se çlirimi i Palestinës, themelimi i shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë dhe kthimi i refugjatëve të dëbuar palestinezë në vendin e tyre; janë ideale dhe prej parimeve të pandryshueshme të kësaj lëvizje.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se lëvizja Hamas të premten në këtë deklaratë të lëshuar me rastin e 31 vjetorin e themelimit të saj, ka theksuar nevojën për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve si dhe për ta forcuar unitetin kombëtar ndërsa deklaroi: “Unifikimi i forcave dhe grupeve palestineze për programin kombëtar, është një kapitull i përbashkët i të gjitha grupeve dhe bëhet shkak për forcimin e rasteve për suksesin e këtij programi në përballjen me sfidat e rëndësishme”.
Hamas duke theksuar në të drejtën e pamohueshme të palestinezëve për t’u përballur me regjimin okupator në të gjitha ligjet ndërkombëtare, ka deklaruar: “Është e domosdoshme që shumë shpejtë t’i jepet fund mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve nëpërmjet zbatimit të saktë të marrëveshjeve për kompromis mes grupeve palestineze dhe për të forcuar unitetin kombëtar të theksuar në marrëveshjen e Kajros në vitin 2011”.