Arritja e marrëveshjes për fitoren e kombit jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83874-arritja_e_marrëveshjes_për_fitoren_e_kombit_jemenas
Lëvizja Huthi e Jemenit ka thënë se armëpushimi i rënë dakord midis palëve ndërluftuese në Jemen është një fitore për vendin e shkatërruar nga lufta, pasi ai do të ndalojë sulmet e Arabisë Saudite në qytetin strategjik Hudejda.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 16:27 Europe/Tirane
  • Arritja e marrëveshjes për fitoren e kombit jemenas

Lëvizja Huthi e Jemenit ka thënë se armëpushimi i rënë dakord midis palëve ndërluftuese në Jemen është një fitore për vendin e shkatërruar nga lufta, pasi ai do të ndalojë sulmet e Arabisë Saudite në qytetin strategjik Hudejda.

Kryenegociatori i lëvizjes Huthi Mohammed Abdulsalam i bëri këto deklarata në një intervistë me Al-Masirah TV, pak pasi palët ndërluftuese arritën një marrëveshje armëpushimi pas disa ditë bisedimesh të ndërmjetësuara nga OKB në Suedi. Bazuar në marrëveshjen, "autoritetet ekzistuese lokale do të jenë zyrtarisht përgjegjëse për kontrollin e qytetit dhe krijimin e sigurisë atje nën mbikëqyrjen e OKB-së," tha Abdulsalam. Delegacioni i Huthit dhe qeveria e mbështetur nga sauditëti ranë dakord se OKB do të luajë një "rol udhëheqës" në Hudejda, i cili tani kontrollohet nga Huthët. Ata gjithashtu ranë dakord të rihapin aeroportin në kryeqytetin Sana'a, i cili u mbyll vitin e kaluar pas sulmeve të shumta nga Arabia Saudite. Pala e mbështetur nga Rijadi, e cila përfaqësonte ish presidentin e Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi në bisedimet e Stokholmit, tha të premten se Huthi duhet të dorëzojë portin kyç. Megjithatë, Abdulsalam e kundërshtoi me forcë propozimin, duke thënë se Hudejda duhet të mbahet larg nga konflikti ushtarak dhe se duhet të formohet një qeveri së pari, para se të çarmatosen të gjitha palët. Forcat besnike ndaj Hadi dhe mercenarët e udhëhequr nga sauditët u detyruan të uleshin për bisedime me lëvizjen Huthi Ansarullah pasi operacioni i tyre masiv për të kapur qytetin port të Hudejdes dështoi. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin vendosur rreth 10,000 trupa në bregun perëndimor të Jemenit, pasi fushatat e përsëritura për të kapur Hudada u penguan nga Huthët dhe aleatët e tyre. Ansarullah e quan marrëveshjen e armëpushimit një humbje për sauditët pasi ndalon agresionin, u lejon mbrojtësve ekzistues lokal që e penguan ofensivën saudite që të jenë në krye të qytetit dhe u mundëson kombit jemenas të rifitojë qasjen e tyre në ushqim, mjekësi dhe elemente të tjera bazë furnizimet. Rreth 14 milionë njerëz janë shtyrë në prag të urisë që nga fillimi i luftës saudite në vitin 2015, sipas OKB. Palët ndërluftuese në Jemen thuhet se ranë dakord të rihapin aeroportin në kryeqytetin Sana'a, i cili u mbyll vitin e kaluar pas sulmeve të shumta nga Arabia Saudite. Lëvizja Ansarullah dhe ish-regjimi jemenas i mbështetur nga Arabia Saudite ranë dakord të mërkurën që të rifillojnë fluturimet e brendshme në aeroport, thanë burimet e afërta me bisedimet e paqes të udhëhequra nga OKB në Suedi. Aeroporti ndërkombëtar është në territorin e lëvizjes popullore Ansarullah, por është bërë i papërdorshëm nga një bllokadë ajrore e vendosur nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka sulmuar Jemenin që nga marsi i vitit 2015. Nisma e re e paqes në Jemen e udhëhequr nga OKB synon, si hap të parë, një fund të bllokadave detare dhe ajrore që Arabia Saudite ka imponuar ndaj këtij vendi të varfër. Përveç aeroportit të Sana'as, Jemeni mbështetet fort në portin jugperëndimor të Hudejdas, për rreth 80 për qind të ushqimeve dhe ndihmave që importohen në vend. Të martën, OKB-ja propozoi që të dy palët në konflikt të largohen nga Hudejda dhe të formonin një njësi të përkohshme për ta administruar atë.  Kryetar i delegacionit negociator jemenas në negociatat e paqes në Suedi, ka thënë se prania e forcave të huaja në Jemen është e pajustifikueshme. Muhamed Abdul’selam pasi theksoi në zgjidhjen e krizës së Jemenit me anë të bisedimeve politike, shtoi se prania e forcave të huaja në Jemen bie ndesh me kushtetutën dhe me rezolutat e KS të OKB. Kryengeociatiori përfaqësues i lëvizjes Ansarullah ndër të tjera shtoi se delegacioni jemenas pret nga bisedimet e Suedisë, rrugëzgjidhje konkrete për zgjidhjen e problemeve të popullit jemenas.