Jemeni sulmon me raketa pozicionet e ushtrisë saudite në Xhizan
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit të shtunën në mbrëmje një përgjigje ndaj agresioneve të vazhdueshme të Arabisë Saudite, kanë sulmuar me një raketë balistike vendore të llojit "Zilzal 1" pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite në provincën Xhizan në jug të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se njëkohësisht me këtë sulm raketor, forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar edhe pozicionet ushtrisë saudite në rajon të cilave u kanë shkaktuar humbje të mëdha. Superioriteti ushtarak i ushtrisë së Jemenit në kufijtë jugor të Arabisë Saudite është i dukshëm tërësisht.
Vlen të theksohet se Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës në vitin 2015 ka filluar një agresion ushtarak kundër Jemenit, vendit më të varfër në botën arabe.