Vazhdojnë operacionet e ushtrisë së Sirisë në veri të provincës Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84229-vazhdojnë_operacionet_e_ushtrisë_së_sirisë_në_veri_të_provincës_hamah
Forcat e ushtrisë së Sirisë po vazhdojnë operacionet e gjera kundër grupeve terroriste-takfiriste në veri të provincës Hamah.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 26, 2018 15:05 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë operacionet e ushtrisë së Sirisë në veri të provincës Hamah

Forcat e ushtrisë së Sirisë po vazhdojnë operacionet e gjera kundër grupeve terroriste-takfiriste në veri të provincës Hamah.

Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se në këtë operacion i cili ka filluar në fshatin Latmin në veri të provincës Hamah në perëndim të Sirisë, forcat siriane u kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore grupeve terroriste.

Grupet terroriste në dy vitet e kaluara pasi kanë pësuar disfatë nga ushtria e Sirisë dhe në bazë të marrëveshjes për krijimin e zonave pa tensione, janë transferuar në provincën Idlib, mirëpo terroristët nga ky rajon po vazhdojnë të sulmojnë provincat për rreth si Hamah që ndodhet në jug të Idlibit. Për këtë arsye forcat e ushtrisë së Sirisë po përgatiten për çlirimin dhe spastrimin e provincës Idlib nga terroristët.

Nga ana tjetër, një delegacion e opozitarëve sirianë të quajtur Fraksioni Nacional-Demokrat, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka vë në dukje sjelljen mashtruese të Amerikës dhe Perëndimit në Siri dhe ka theksuar nevojën për organizimin e takimit mes palëve siriane për të filluar negociatat me palëve siriane nën mbikëqyrjen e Rusisë dhe në bazë të ruajtjes së tërësisë territoriale të Sirisë.

Ky grup i opozitarëve duke kërkuar edhe largimin e forcave të Turqisë nga Siria, ka kërkuar nga forcat e kurdëve që për t'u përballuar me sulmet e mundshme të ushtrisë së Turqisë, të hapin rrugën për hyrjen e ushtrisë së Sirisë në rajonet veriore dhe verilindore të Sirisë.