Rusia: Sulmet ajrore izraelite kërcënojnë fluturimet civile mbi Siri
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se sulmet raketore izraelite në Siri një ditë më parë, kishin kërcënuar drejtpërdrejt dy fluturime civile, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e cila nuk specifikoi se cilat fluturime ishin kërcënuar, ka thënë se forcat e mbrojtjes ajrore të Sirisë kishin shkatërruar të gjitha raketat izraelite të nisura kundër objektivave të paspecifikuar pranë Damaskut të martën.
Tre ushtarë sirianë u plagosën gjatë sulmeve të regjimit sionist, njoftoi media shtetërore siriane, ndërsa ushtria izraelite refuzoi të komentojë sulmet me raketa, të raportuara edhe nga autoritetetet ruse.
Duke folur në një ceremoni diplomimi për pilotët e rinj në një bazë të forcave ajrore izraelite të mërkurën, kryeministri Benjamin Netanjahu nuk bëri asnjë referim të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve specifike apo kritikave të Moskës.
Por ai përsëriti pretendimet e zakonshme të regjimit sionist gjoja për të parandaluar “sulmin ushtarak iranian" në Siri. “Ne do të veprojmë kundër tij, me forcë dhe vazhdimësi, duke përfshirë edhe gjatë periudhës aktuale”, pretendoi Netanjahu.