Vriten me dhjetëra terroristë gjatë përleshjeve mes vete në Siri
(last modified Wed, 02 Jan 2019 11:53:32 GMT )
Janar 02, 2019 12:53 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terroristë gjatë përleshjeve mes vete në Siri

Në vazhdimin e luftimeve mes grupeve terroriste në provincën Alepo në veri të Sirisë, janë vrarë dhe plagosu të paktën 55 terroristë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se luftimet janë zhvilluar të martën mes terroristëve që veprojnë në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe terroristëve të grupit Tahrir Sham (Fronti Nusra) që ndodhen në perëndim të provincës Alepo (në veri të Sirisë) ku si pasojë janë vrarë 20 terroristë dhe janë plagosur 35 terroristë të tjerë.

Grupi terrorist Tahrir Sham ka deklaruar se grupi terrorist "Nuredin Zanki" ka vrarë pesë pjesëtarë të grupit  Fronti Nusra.

Grupi terrorist Fronti Nusra dhe grupi terrorist Nuredin Zanki pasi disa herë kanë arritur marrëveshje dhe kanë shkelur atë, në tetorin e kaluar kanë zhvilluar luftime në perëndim të provincës Alepo.

Tags