Shpërbëhet grupi terrorist Zaneki në Siri
Grupi i njohur me emrin Nuredin Zaneki në Siri, pas disfatave të njëpasnjëshme në luftimet me grupin terrorist Fronti Nusra në Siri, ka shpallur shpërbërjen e tij.
Grupi terrorist Zaneki ka qenë një prej grupeve më aktive të armatosura në perëndim të provincës Alepo në Siri. Ai është detyruar të shpallë shpërbërjen e tij pas humbjeve të shumta anë luftimet me terroristët e frontit Nusra. Krerët e grupit Zaneki ishin të varur nga fronti Kombëtar për Çlirimin dhe ishin të mbështetur nga Turqia. Ata pas shpërbërjes janë larguar në drejtim të Turqisë, Afrinit dhe zonat e kontrolluar nga trupat e të ashtuquajtur operacioni Mburoja e Eufratit. Në përleshjet e fundit të këtij grupi me grupin terrorist Fronti Nusra, janë vrarë të paktën 100 pjesëtarë të grupit terrorist Zaneki.