Nis punën përfaqësuesi i ri i OKB në Siri
Geir Pedersen, ka nisur zyrtarisht punën si përfaqësuesi special i OKB në Siri.
Ish diplomati norvegjez Pedersen, ka zënë vendin e Stefan De Mistura, i dërguari i OKB për Sirinë. Ai prej së hënës ka nisur zyrtarisht punën si përfaqësuesi i ri i OKB për Sirinë. Fejsal Megdad zv/ministër i jashtëm i Sirisë ka thënë se ashtu siç damasku ka bashkëpunuar me të dërguarit e mëparshëm të OKB në Siri, ai do të vazhdojë bashkëpunimin e edhe me përfaqësuesin e ri me qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe unitetit në Siri dhe me kushtin që ai të mos mbajë anën e grupeve terroriste. Vlen të theksohet se kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.