Martirizohet një i ri 14 vjeçar në Gaza
Janar 14, 2019 09:30 Europe/Tirane
Një fëmijë 14 vjeçar në Gaza është martirizuar pasi është qëlluar me armë zjarri nga forcat sioniste.
Sipas agjencisë Mehr të lajmeve, 14 vjeçari palestinez ishte plagosur më herët në Gaza nga forcat sioniste, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Fëmija quhet Abdul’rauf Ismaili. Në protestat për të drejtën e kthimit në Gaza deri tani me qindra palestinezë janë martirizuar dhe janë plagosur gjatë sulmeve të sionistëve.
Tags