Ushtria siriane neutralizon sulmin e terroristëve në perëndim të Alepos
Forcat e ushtrisë siriane kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të grupit Tahrir Sham ndaj lagjeve perëndimore të qytetit Alepo në veri të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se terroristët e grupit Tahrir Sham të enjten në mbrëmje kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në lagjet Al-Rrashidin, Al-Maliija dhe Xham’ijetu Zahra në perëndim të qytetit Alepo, por artileria e ushtrisë siriane ka goditur linjat e tyre.
Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu ka sulmuar një grup të terroristëve të cilët tentonin të depërtonin në drejtim të pjesës jugore të Tadmurit në lindje të Homsit dhe ka vrarë ata terroristë.
Në pjesën lindore të Tadmurit, ushtria siriane ka arrestuar një grup të terroristëve që tentuan të depërtojnë në rajonin Al-Talila.