Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmojnë Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84981-avionët_luftarakë_të_regjimit_sionist_sulmojnë_sirinë
Mediat siriane njoftuan se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar damaskun kryeqytetin e Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2019 04:43 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmojnë Sirinë

Mediat siriane njoftuan se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar damaskun kryeqytetin e Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, në Damask janë dëgjuar shpërthime të shumta pas sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist. ushtria siriane u është përgjigjur me raketa sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist. Siria ka paralajmëruar Izraelin kundër kryerjes së sulmeve ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut. Damasku tha se nuk do të tolerojë sulme ajrore të mëtejshme në këtë zonë, pasi po kërkon të rinovojë aeroportin e Damaskut, gazeta al-Quds al-Arabi me qendër në Londër. Sirianët thanë se sulmet ajrore izraelite po nxisnin linjat ajrore që duan të rifillojnë operacionet në Siri të rishikojnë vendimin e tyre. Izraeli shpesh sulmon territorin sirian, duke goditur objektivat ushtarake që i përkasin Sirisë dhe aleatëve të saj, të cilët kanë ndihmuar Damaskun në luftën ndaj grupeve terroriste të mbështetura nga jashtë. Vëzhguesit i shohin sulmet si një mjet për të mbështetur grupet terroriste takfiriste që kohët e fundit kanë pësuar humbje dërrmuese.