Shpërthim në Latakia të Sirisë
Janar 22, 2019 16:25 Europe/Tirane
Burime mediatike kanë njoftuar për shpërthimin e një autobombe në qytetin Latakia në veriperëndim të Sirisë.
Sot në mesditë një autobombë shpërtheu në sheshin Al Hemam në qytetin Latakia, duke lënë të vrarë një person dhe të plagosur katër të tjerë. Televizion sirian ka njoftuar po ashtu se forcat e sigurisë kanë neutralizuar një bombë në rrethinat e sheshit Al Hemam në qytetin Latakia. Ditë më parë, nga shpërthimi i një bombe të vendosur në një autobus në qytetin Afrin në provincën Alepo në veri të Sirisë, ka shkaktuar vrasjen e 3 persona dhe plagosjen e 10 të tjerëve.
Tags