Nasrullah: Izraeli ka pësuar disfatë të rëndë në Siri
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në një intervistë për kanalin televiziv Mejadin deklaroi se rezistenca në Siri i ka dhënë një disfatë të rëndë regjimit sionist në Siri.
Sejed Hasan Nasrullah theksoi se Izraeli ka humbur të gjitha shpresat për realizimin e dëshirave dhe kërkesave të tij në Siri, ndërkohë që Siria sot ndodhet në kushtet më të mira të 8 viteve të kaluara. Ai përmendi provokimet e regjimit sionist në kufijtë e Libanit dhe tha se çdo lloj lufte e mundshme kundër Libanit do të bëhet shkak për përfshirjen nga lufta të të gjitha territoreve të pushtuara. Sejed Hasan Nasrullah pasi theksoi se Hezbullahu posedon raketa precize shtoi se Hezbullahu do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi të mundshëm kundër territorit libanez, kundër elementëve të Hezbullahut në Liban dhe kundër Sirisë. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit foli edhe për çështjen palestineze dhe për planin amerikan të quajtur Akordi i shekullit dhe tha se asnjë grup palestinez nuk është pro këtij plani, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit foli edhe mbi sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe tha se prej 40 vitesh Amerika dhe diktatorët e tjerë të botës përballen me Iranin mirëpo nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Sejed Hasan Nasrullah përmendi edhe disa thashetheme të përhapura mbi shëndetin fizik të tij dhe pasi hodhi poshtë këto lajme tha se ka shëndet të plotë.