Sejed Hasan Nasrullah i bënë "Nokaut" regjimit sionist
Sejed Hasan Nasrullah duke e bërë të qartë këtë çështje për izraelitët se funksionarët e tyre po gënjejnë dhe mediat e tyre po publikojnë lajme të pavërteta, i ka bërë një "Nokaut" Izraelit.
Gazeta "Ra'jul-Jeum" në një analizë të saj mbi deklaratat e Sejed Hasan Nasrullah, ka shrkuar: "Thonë se vlera e një fotografie është më e madhe se njëmijë fjalë: kanali 13 televiziv i regjimit sionist ashtu si kanalet e tjera të këtij regjimi, me padurim kanë pritur intervistën e kanalit Al Mejadin me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit dhe para fillimit të intervistës janë ndërprerë programet e këtij kanali televiziv në mënyrë që Hizi Simantov, analisti i çështjeve arabe të dalë në skenë dhe t'u thotë teleshikuesve izraelitë se në ora 20:30 sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit do të flasë me kanalin televiziv Al Mejadin në lidhje me zhvillimet më të fundit të Libanit, Izraelit, Lindjes së Mesme dhe botës. Çështje me rëndësi është kjo që mediat hebreje deri më tani nuk kanë bërë kurrë një veprim të tillë në lidhje me fjalimin e asnjë lideri arab".
Kjo tregon se izraelitët kanë besim në fjalët e Sejed Hasan Nasrullah shumë më shumë se sa që kanë besim në fjalët e liderëve të tyre. Në bazë të rezultatit të një hulumtime shkencor që ka bërë fakulteti Tel Hay në veri të Izraelit, 80% e izraelitëve u besojnë fjalëve të Sejed Hasan Nasrullah dhe vetëm 20 % e tyre u besojnë deklaratave të shtabit të ushtrisë izraelite. Edhe pse mediat hebreje të shtunën dhe të dielën vazhdimisht kanë kërkuar të gjejnë një pikë të dobët të Sejed Hasan Nasrullah, mirëpo ata të cilët kishin publikuar spekulime në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sejed Hasan Nasrullah, u detyruan t'i marrin pas fjalët e veta, për arsye se fjalët e tij kanë vërtetuar për të gjithë se lufta psikologjike të cilën e ka filluar Tel Avivi kundër Rezistencës Islamike Libaneze dhe kundër sekretarit të përgjithshëm të saj, ka dështuar tërësisht dhe Izraeli ka pësuar një "Nokaut".
Mediat e Izraelit menjëherë filluan të komentojnë dhe interpretojnë për të qetësuar dhe siguruar izraelitët. Ato nuk kanë kursyer kurrfarë përpjekje në këtë drejtim që t'i bindin njerëzit se pohimi i Sejed Hasan Nasrullah për ekzistimin e tuneleve dhe për shkatërrimin e disa prej tyre nga ana e ushtrisë izraelite, konsiderohet një sukses i madhe për inteligjencën izraelite. Kjo është në kohën kur Alun ben David, analisti i çështjeve ushtarake të Izraelit, ka përgënjeshtruar versionin e ushtrisë izraelite dhe ka theksuar se tunelet të cilët ka zbuluar ushtria izraelite, kanë ekzistuar edhe para vitit 2006.
Audid Granut, analisti i çështjeve arabe në gazetën "Israel Today", pretendoi se rrethanat e kanë detyruar Nasrullah që të dalë në media. Ai tha se sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut ka shtuar kërcënimet e tij kundër Izraelit dhe ka thënë se Hezbullahu do t'i përgjigjet fuqishëm çfarëdo lloj agresioni të Izraelit.
Granut shtoi: "Sejed Hasan Nasrullah në këtë intervistë ka theksuar se Hezbullahu do t'i kundërpërgjigjet Izraelit edhe për agresionet ndaj Sirisë. Pohimi i Nasrullah për posedimin e raketave të sofistikuara, duhet t'i shqetësojë funksionarët e Tel Avivit".
Gjithashtu Avy Iskharov, orientalist i faqes "Valela" ka thënë: "Sejed Hasan Nasrullah "skandalin" e tuneleve e ka shndërruar në një sukses të madh për Hezbullahun".
Ai ka thënë: "Nëse një i huaj që nuk është i vetëdijshëm për balancimin e forcave mes të dy palëve, le të dëgjojë fjalët e Sejed Hasan Nasrullah dhe atëherë do të mendojë se është Izraeli që po përballet me një kërcënim kundër ekzistencës së tij, jo Hezbullahu. Hezbullahu gjithashtu është i fuqishëm dhe i rrezikshëm dhe ka kapacitete që të shkaktojë dëme serioze për Izraelin, por nuk është rrezik për ekzistencën e Izraelit".
Ai ka shtuar: "Nasrullah që nga 27 vite më parë ka marrë përsipër udhëheqjen e Hezbullahut, do të thotë se ai atëherë i ka pasur vetëm 33 vite. Kjo periudhë e gjatë në një grup i cili është shndërruar në grupin më të rrezikshëm "terrorist" në botë, ushtron ndikim të madh mbi krenarinë dhe mendjemadhësinë e sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut".
Gjithashtu gazeta "Yedioth Ahronoth" një pjesë të gjatë të intervistës së Sejed Hasan Nasrullah e ka publikuar në gjuhën hebraishte në mënyrë që njerëzit të gjithë të kuptojnë fjalët e tij dhe kjo tregon një rëndësi të madhe që i kanë dhënë mediat izraelite kësaj interviste.
Ata të cilët kanë ndjekur këtë intervistë, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë izraelitë, izraelitët të cilët përgjatë dy muajve të kaluar vazhdimisht kanë dëgjuar propagandën e mediave sioniste se Sejed Hasan Nasrullah është drejt vdekjes dhe gjendja shëndetësore e tij është shumë kritike. Mirëpo Sejed Hasan Nasrullah i ka bërë një "Nokaut" atyre. Sejed Hasan Nasrullah duke e bërë të qartë këtë çështje për izraelitët se funksionarët e tyre po gënjejnë dhe mediat e tyre po publikojnë lajme të pavërteta.