Hezbollahu mund të japë 'goditje shkatërrimtare' ndaj Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85183-hezbollahu_mund_të_japë_'goditje_shkatërrimtare'_ndaj_izraelit
Hezbollahu është i aftë të shkaktojë një goditje të madhe për Izraelin në një konflikt të mundshëm, tha një analist politik, duke komentuar fjalimin e së shtunës të kreut të lëvizjes libaneze të rezistencës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2019 16:16 Europe/Tirane
  • Hezbollahu mund të japë 'goditje shkatërrimtare' ndaj Izraelit

Hezbollahu është i aftë të shkaktojë një goditje të madhe për Izraelin në një konflikt të mundshëm, tha një analist politik, duke komentuar fjalimin e së shtunës të kreut të lëvizjes libaneze të rezistencës.

Duke folur për televizionin al-Mayadin, Sejed Hasan Nasrullah tha se Izraeli ishte thellësisht i gabuar nëse mendon se zbulimi i katër tuneleve do ta shpëtonte atë nga sulmet e ardhshme të Hezbollahut. Nasrullah "theksoi se Hezbollahu ka aftësi për të shkaktuar dëme të mëdha në Izrael," tha të dielën për Press TV analisti politik Paul Larudee i Lëvizjes së Palestinës së Lirë. "Izraelitët e mësuan në vitin 2006 se Hezbollahu mund të japë një goditje shumë të fortë, një goditje shkatërruese në Izrael dhe se Izraeli nuk do të jetë në gjendje të pushtojë ndonjë territor libanez", tha Larudee. "Në thelb, ajo që Nasrullah po thotë dhe që duket absolutisht e vërtetë është se Izraeli në të vërtetë nuk mund të përballojë fillimin e një lufte," shtoi ai, duke ju referuar kërcënimeve të fundit izraelite për të sulmuar Libanin lidhur me raketat precize të Hezbollahut.