Irakianët njëzëri kundër Donald Trump
Pas deklaratës së fundit të presidentit amerikan lidhur me pranin e forcave amerikane në Irak, grupet dhe autoritetet e Irakut janë ngritur kundër presidentit Donald Trump.
Donald Trump në këtë deklaratë është shprehur për ruajtjen e bazave ushtarake amerikane në Irak dhe përdorimin e tyre sipas tij për të kontrolluar Iranin. Sa i përket vazhdimit të misionit të forcave ushtarake amerikane në Irak, Berahm Salieh presidenti i Irakut ka thënë: Këto forca nuk kanë të drejtë që të merren me çështje të shumta, si Irani. Misioni i forcave amerikane në Irak është vetëm lufta kundër terrorizmit. Udhëheqësit irakianë kanë kritikuar përsëri Donald Trumpin pasi presidenti i SHBA tha se ka në plan të mbajë trupat në Irak për të spiunuar Iranin, ndërsa Presidenti irakian Barham Salih deklaroi se ky mision nuk ka lejen e Bagdadit. Reagimi i tyre erdhi një ditë pasi Trump tha për CBS se trupat amerikane do të largoheshin nga Siria dhe Afganistani, por do të qëndronin në Irak, pjesërisht "për të vëzhguar paksa Iranin". Trump pranoi se qëndrimi në Irak është një "gabim" dhe se sulmet ndaj Iranit nuk janë një opsion, por komentet tij nxitën një raund të ri kritikash në Bagdad dhe zyrtarët irakianë kërkuan që forcat amerikane të largoheshin nga vendi. "Kushtetuta irakiane kundërshton përdorimin e Irakut si bazë për goditjen ose sulmin ndaj një vendi fqinj", tha Presidenti Salih. Ai tha se forcat amerikane ishin në vend nën një marrëveshje midis dy vendeve, por shtoi se "çdo veprim i ndërmarrë jashtë kësaj kornize është i papranueshëm". Presidenti i Irakut nënvizoi se Trump nuk kishte kërkuar lejen e Bagdadit që trupat amerikane në Irak të "vëzhgojnë Iranin". "Mos e mbingarkoni Irakun me çështjet tuaja", tha Salih duke shtuar: "SHBA është një fuqi e madhe ... por ne nuk ndjekin prioritetet tuaja politike, ne jetojmë këtu". "Është me interes themelor që Iraku të ketë marrëdhënie të mira me Iranin" dhe vendet e tjera fqinje", tha Presidenti irakian. Në një sfidë ndaj zërave kundër mes republikanëve, presidenti amerikan Donald Trump rikonfirmoi vendosmërinë e tij për të tërhequr trupat amerikane nga “luftërat e pafundme” në Siri dhe Afganistan, në një intervistë të tij për median. Por, ai nënvizon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Irak. Trump citoi kostot e larta jo vetëm në para, por edhe në jetë njerëzore, të këtyre viteve luftimesh në Afganistan, teksa argumentoi në favor të tërheqjes së Amerikës nga vendi ku u “kurdisën” sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. Ndërsa zëdhënësi i Hezbollahut irakian, duke vënë në dukje se forcat amerikane janë objektiva legjitime të Rezistencës irakiane, tha se grupet e rezistencës nuk do të prisnin shumë për vendimin e Parlamentit irakian për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. "Ne do t'u presim duart agresorëve," deklaroi Xhafar al-Huseini, natën e kaluar në një intervistë me kanalin televiziv al-Mayadeen. Al-Husseini përsëriti se Presidenti i SHBA Donald Trump kurrë nuk duhet të mendojë për një sulm ndaj Iranit nga toka irakiane. Ai shtoi se tani motivet e vërteta të Uashingtonit ishin zbuluar për publikun e gjerë dhe se deklarata e Donald Trump dëshmon mjaftueshëm kur ai deklaroi: duam të vëzhgojmë Iranin duke qëndruar në Irak. Zëdhënësi i Hezbollahut të Irakut tha se deklaratat dhe vendimet e Shteteve të Bashkuara dëmtojnë seriozisht sovranitetin e vendit të tij. Së fundi, al-Huseini theksoi: "Irani me aftësitë dhe mjetet e veta, është plotësisht në gjendje të mbrojë veten dhe Uashingtoni e di shumë mirë këtë." Numri i bazave ushtarake amerikane në Irak mbahet sekret, por sipas burimeve rajonale, ato tejkalojnë 23 kampe ushtarake dhe aeroporte, të shpërndara nga provinca Al-Anbar deri në ekstremin lindor të Kurdistanit irakian afër kufirit iranian.