Nasrullah: Revolucioni Islamik I Iranit ka ndryshuar rrjedhën e historisë
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se me gjithë armiqësitë e shejtanit të madh ( Amerika) revolucioni islamik i Iranit ka bërë qëndresë dhe rezistencë për 40 vite me radhë dhe gjatë kësaj kohe ka arritur suksese të konsiderueshme në rajon.
Sipas një njoftimi të agjencisë Menar të lajmeve, Sejed Hasan Nasrullah, në një fjalim të tij ka përmendur sukseset dhe arritjet e revolucionit islamik të Iranit për rajonin dhe tha: fitorja e revolucionit islamik të kryesuar nga imam Khomeini(ra) ka ndryshuar kushtet e rajonit dhe ka shkaktuar përhapjen e valës së zgjimit të liridashësve. Për ne fitorja e revolucionit islamik është e rëndësishme sepse ky revolucion ndryshoi fatin tonë në rajon, fatin e kombit palestinez, të rezistencës dhe fatin, historinë dhe civilizimin e rajonit, tha në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit. Sejed Hasan Nasrullah përmendi disfatën e komploteve të Amerikës kundër revolucionit islamik të Iranit, siç ishte mbështetja ndaj Sadamit në luftën e imponuar kundër Iranit dhe tha: mbështetja popullore për liderin dhe shtetin islamik, është sekreti i suksesit të kombit iranian në 40 vitet e kaluara. Nasrullah uroi popullin libanez për formimin e qeverisë së re në Liban dhe nga të gjitha grupet libaneze kërkoi të ruajnë qetësinë dhe të përkushtohen në interesat e vendit duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin për zgjidhjen e problemeve. Sot pas 9 muajsh polemike dhe diskutime në Liban u formua qeveria e re dhe të gjithë ne kemi nevojë për qetësi dhe të gjitha grupeve u kërkoj të punojnë për suksesin e qeverisë, tha në fjalën e tij Hasan Nasrullah. Qeveria e re e Libanit u prezantua m 31 janar nën kryesimin e kryeministrit Saad Hariri.