Vrasja brutale e një fëmije në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85525-vrasja_brutale_e_një_fëmije_në_arabinë_saudite
Një fëmijë shiit saudit i cili kishte udhëtuar në Medinë me nënën e tij për të vizituar xhaminë Al Anbi, është vrarë brutalisht.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 08, 2019 17:54 Europe/Tirane
  • Vrasja brutale e një fëmije në Arabinë Saudite

Një fëmijë shiit saudit i cili kishte udhëtuar në Medinë me nënën e tij për të vizituar xhaminë Al Anbi, është vrarë brutalisht.

Zekerja Badr Ali Al Xhaber, fëmijë 7 vjeçar, kishte udhëtuar me nënën e tij nga rajoni Al Ahsae, që gjendet në lindje të Arabisë Saudite, për të vizituar xhaminë Al Anbi në qytetin Medine, në rajonin Hal Al Talal, ndërsa është sulmuar nga një vehabist, i cili me xham i ka prerë fytin atij para syve të nënës së tij. Sulmuesi u arrestua pas këtij krimi të rëndë dhe u dërgua në burg. Shiitët e provincës Al Ahsae, në lindje të Arabisë Saudite, nuk lejohen të jenë të pranishëm në qendra të ndjeshme dhe jetojnë në varfëri të skajshme. Shiitët e Arabisë Saudite gjithmonë kanë kërkuar dhënien fund të diskriminimit politik dhe ekonomik dhe masave anti shiite gjatë protestave të tyre anti-qeveritare.