Kujt i beson më shumë Bashar Asadi, Iranit apo Rusisë?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85538-kujt_i_beson_më_shumë_bashar_asadi_iranit_apo_rusisë
Marrëdhëniet Teheran-Damask që nga fillimi i krizës në Siri 8 vite më parë e deri më tani kanë qenë objekt i analizave të analistëve ndërkombëtarë dhe analizat dhe interpretime të shumta janë paraqitur në lidhje me këto marrëdhënie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2019 15:34 Europe/Tirane
  • Kujt i beson më shumë Bashar Asadi, Iranit apo Rusisë?

Marrëdhëniet Teheran-Damask që nga fillimi i krizës në Siri 8 vite më parë e deri më tani kanë qenë objekt i analizave të analistëve ndërkombëtarë dhe analizat dhe interpretime të shumta janë paraqitur në lidhje me këto marrëdhënie.

Në këtë drejtim, uebsajti i revistës "Këshilli Atlantik" në një artikull të vetin me titull "Pse do të vazhdojë aleanca e Bashar Asad me Teheranin dhe Hezbullahun?", analizon të ardhmen e marrëdhënieve midis këtij boshti. Në këtë artikull thuhet: Lidhjet trepalëshe midis Teheranit, Damaskut dhe Hezbollahut kanë përparuar shumë gjatë dekadave të fundit. Këto lidhje janë forcuar pas luftës në Siri dhe pritet të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme. Teherani ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën civile siriane. Përveç përdorimit të forcave shiite për të fituar luftën dhe përdorimin e këshilltarëve ushtarakë për të minimizuar viktimat e forcave iraniane, iranianët kanë qenë në gjendje të hyjnë në strukturën e ushtrisë siriane në shumicën e këtyre forcave të trajnuara nga forcat Kuds. Duket se Asad ka ende nevojë për Iranin dhe Hezbollahun që të forcojë veten. Në fakt, Asad ka nevojë për forcat e Iranit dhe Hezbollahut që të ringjall sovranitetin e Sirisë mbi territoret e pushtuara të këtij vendi. Duhet të theksohet se me tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, Asad ka nevojë për më shumë mbështetje nga Teherani për të luftuar ISIS-in dhe grupet e tjera kryengritëse në Siri. Përveç kësaj, Asad nuk ka aleatë të besueshëm përveç Iranit dhe Hezbollahut. Rusia nuk është një aleat i besueshëm për Bashar Asad. Rusët nuk janë të përfshirë në armiqësinë e Asadit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Pëlqimi i Moskës për të vazhduar sulmet izraelite ndaj pozicioneve të forcave të armatosura siriane, iraniane dhe të Hezbollahut e ka bindur Asadin se Moska nuk është në anën e tij në një konfrontim të ardhshëm me Izraelin. Nga ana tjetër, prioriteti i Moskës në forcimin e marrëdhënieve me Ankaranë dhe marrëveshjet midis dy vendeve në Siri, e ka bërë Asadin të paaftë për të kontrolluar tokat e mbetura nën kontrollin e kundërshtarëve. Ndërsa Irani dhe Hezbollahu vlerësojnë tërheqjen e forcave amerikane nga Siria si një fitore për boshtin e rezistencës, mund të jetë një shpatë me dy tehe. Sepse me tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, rivaliteti midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Siri do të intensifikohet dhe Ankaraja dhe Moska do të përpiqen të kufizojnë rolin dhe ndikimin e Iranit në këtë vend. Boshti Iran, Damask dhe Hezbollah do të përpiqet të sjell Idlibin nën sundimin e ushtrisë siriane. Ndërkohë, Rusia dhe Turqia kanë marrëveshje me njëra-tjetrën në këtë krahinë veriore siriane. Prandaj, nuk do të jetë e papartishme që konkurrenca e ardhshme mes këtyre dy akseve të intensifikohet.