Hiqet mesazhi “ Luftë me Iranin” nga Twitteri i Netanjahut
Faqja zyrtare e kryeministrit të regjimit sionist në Twitter ka hequr termin “ Luftë me Iranin”.
Ky term është përdorur nga kryeministri i regjimit sionist gjatë një fjalimi në takimin e Varshavës dhe kishte për qëllim gjetjen e një rruge të përbashkët me vendet jo hebraike të rajonit për t’iu kundërvënë Iranit. Në këtë mesazh thuhej se qëllimi i pjesëmarrjes së Netanjahut në takimin e Varshavës është gjetja e qëllimeve të përbashkëta në luftën kundër Iranit gjatë takimeve me autoritetet arabe të pranishme në këtë takim. Megjithatë Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter ka reaguar ndaj këtij mesazhi të kryeministrit të regjimit sionist përpara nisjes së Netanjahut për në Varshavë. Në reagimin e tij Zarif ka thënë: Gjithmonë jemi në dijeni të iluzioneve të Netanjahut dhe sot e gjitha bota dhe të gjithë pjesëmarrësit në cirkun e Varshavës janë në dijeni të këtyre iluzioneve.