Parlamenti irakian kundërshton presionin e Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85986-parlamenti_irakian_kundërshton_presionin_e_uashingtonit
Ndërsa parlamenti irakian përgatitet të votojë për projektligjin për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku, Uashingtoni po ushtron presion ndaj deputetëve për të hedhur poshtë ratifikimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2019 17:00 Europe/Tirane
  • Parlamenti irakian kundërshton presionin e Uashingtonit

Ndërsa parlamenti irakian përgatitet të votojë për projektligjin për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku, Uashingtoni po ushtron presion ndaj deputetëve për të hedhur poshtë ratifikimin.

Fazel Xhaber, një anëtar i fraksionit al-Binaa në parlamentin e Irakut, raportoi për presionin nga Uashingtoni se nuk duhet votuar projektligji për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku. Në një intervistë me faqen e internetit al-Maalouma, ai zbuloi se Shtetet e Bashkuara kanë lobuar për një kohë të gjatë përmes personaliteteve dhe grupeve politike. SHBA gjithashtu u ka dhënë premtime disa anëtarëve të grupeve parlamentare. "Askush nuk është dorëzuar nga ky shantazh," tha ai. Projektligji në fjalë do të përfshijë çaktivizimin e marrëveshjes së sigurisë me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund pranisë së instruktorëve dhe këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe të huaj në Irak. Tërheqja e trupave të huaja nga Iraku është bërë subjekt i preferuar i qarqeve politike të Irakut që nga deklaratat e 3 shkurtit nga Donald Trump. Në të vërtetë, deklarata e presidentit amerikan për të qëndruar në Irak për të "monitoruar Iranin" ka ngjallur indinjatë në Bagdad dhe ka nxitur thirrjet për largimin e trupave amerikane nga ky vend.