Moska dhe Damasku duan që trupat amerikane të largohen nga Siria
Moska dhe Damasku i kanë bërë thirrje së bashku Uashingtonit që t'i japë fund pranisë së tij ushtarake në territorin sirian dhe t'i lejojë forcat qeveritare siriane dhe trupat aleate të evakuojnë civilët nga një kamp refugjatësh afër Jordanisë.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe ajo e Sirisë të mërkurën i kërkoi "Shteteve të Bashkuara, njësitë ushtarake të së cilës janë në territorin sirian në mënyrë të paligjshme, të largohen nga Siria". Kjo deklaratë kërkon gjithashtu që forcat amerikane të lejojnë evakuimin e njerëzve të vendosur në kampin refugjat në Rukban në Sirinë juglindore pranë kufirit me Jordaninë. Forcat ruse dhe siriane kanë përgatitur autobusë për të zhvendosur refugjatët në Rukban dhe do t'u garantojnë atyre kalimin e sigurt, thuhet në këtë deklaratë.