OKB: Lartësitë Golan janë pjesë e territorit të Sirisë
Ger Pedersen, i dërguari special I OKB në çështjen e Sirisë, ka mbrojtur sovranitetin e Sirisë mbi lartësitë Golan.
I pranishëm në takimin e KS të OKB që i është kushtuar situatës në Siri, Pedersen ka thënë: Në bazë të rezolutave të KS të OKB dhe rezolutës 2254 të këtij këshilli, theksohet sovraniteti i Sirisë ku lartësitë Golan janë pjesë e territorit të këtij vendi. ky është raporti i parë i Pedersen në cilësinë e të dërguarit special të OKB për Sirisë. Ai në këtë raport ka thënë se përfundimi i konfliktit në Siri është domosdoshmëri dhe shtoi se janë sirianët ata që mund të përcaktojnë fatin e kombit të vet dhe jo të tjerët. Sa i përket takimit me kryengritësit sirianë të bazua në Riad të Arabisë Saudite, Pedersen tha se për zgjidhjen e krizës në Siri nuk duhet nisur nga zero por zgjidhja duhet të bazohet në rezultatet e nxjerra nga takimet e Gjenevës dhe të Soçit. Ai gjithashtu mirëpriti takimin e fundit të Iranit, Turqisë dhe Sirisë mbi provincën Edlib dhe tha se në Siri ekziston rrezik i madh mes Iranit dhe regjimit sionist.