Forcat jemenase sulmojnë me raketa pozicionet e forcave saudite
Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit dje në mbrëmje kanë sulmuar me raketa pozicionet e forcave ushtarake saudite në provincën Nexhran të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira ka deklaruar se ushtria dhe forcat popullore të Jemenit me tre raketa balistike të llojit “Zilzal 1” kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake saudite të vendosur në bazën Al-Sadis në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport në lidhje me dëmet e shkaktuar nga ky sulm raketor. Sulmet raketore të forcave jemenase gjatë këtyre ditëve po kryhen si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Suedisë dhe moszbatimit të armëpushimit në Hudejdah nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite. Armëpushimi që është arritur në bazë të marrëveshjes në Suedi mes delegacioneve të Sanasë dhe delegacionit të Riadid, ka filluar të zbatohet që nga 18 dhjetori në qytetin Al-Hudejdah, mirëpo koalicioni saudit për çdo ditë ka shkelur dhe po shkel këtë armëpushim.