Siria merr pjesë në konferencën ndërparlamentare arabe pas 8 vjetësh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86217-siria_merr_pjesë_në_konferencën_ndërparlamentare_arabe_pas_8_vjetësh
Siria ka marrë pjesë në një takim të shteteve arabe për herë të parë që nga koha kur militantizmi i mbështetur nga jashtë shpërtheu në vend tetë vjet më parë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 04, 2019 20:10 Europe/Tirane
  • Siria merr pjesë në konferencën ndërparlamentare arabe pas 8 vjetësh

Siria ka marrë pjesë në një takim të shteteve arabe për herë të parë që nga koha kur militantizmi i mbështetur nga jashtë shpërtheu në vend tetë vjet më parë.

Kjo pjesëmarrje konsiderohet si një shenjë tjetër që qeveria e Damaskut e kryesuar nga presidenti Bashar al-Asad është duke u mirëpritur përsëri në radhët e vendeve arabe. Kryetari i Këshillit Popullor të Sirisë, Hamuda Jusef Sabagh, udhëtoi të hënën në kryeqytetin jordanez Aman, për pjesëmarrje në Konferencën e 29-të të Unionit Ndërparlamentar Arab. Konferenca u hap nën temën "Jerusalemi (al-Kuds) është kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës", me pjesëmarrjen e kryetarëve të 16 parlamenteve arabe dhe përfaqësuesve të parlamenteve të tjera. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë, Atef Taravneh mbajti një fjalim në të cilin ai u bëri thirrje vendeve rajonale "të punojnë drejt një zgjidhjeje politike të krizës siriane ... dhe që Siria të rimarrë vendin e saj" në botën arabe. Ky zhvillim erdhi pothuajse një muaj pasi Zëvendësministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad tha më 3 shkurt se vendi i tij do të kthehet përfundimisht në Ligën Arabe, duke theksuar se qeveria e Damaskut kurrë nuk do të dorëzohet para shantazheve dhe nuk do të pranojë kushte për rivendosjen e anëtarësimit të saj në këtë organizatë rajonale. "Ata që po përpiqen të injorojnë Sirinë apo të vendosin kushte për kthimin e saj në Ligën Arabe, nuk do të kenë sukses, pasi Siria nuk do të dorëzohet përballë shantazheve dhe nuk shqetësohet kryesisht për asgjë tjetër, përveç problemeve të saj të brendshme", tha Mekdad. Ai shtoi se disa shtete arabe po ndërmarrin vendime të caktuara kundër Sirisë sipas udhëzimeve të fuqive jashtë-rajonale. Lidhja Arabe pezulloi anëtarësimin e Sirisë në nëntor 2011, duke pretenduar se Damasku shtyp me dhunë protestat te opozitës. Siria e denoncoi këtë veprim si "të paligjshëm dhe një shkelje të kartës së organizatës". Çështja e rikthimit të mundshëm të anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe po trajtohet pas një lëvizjeje të kohëve të fundit nga disa vende arabe për të rihapur ambasadat e tyre në Damask. Siria është sulmuar nga militantët e mbështetur nga jashtë që nga marsi 2011. Qeveria siriane thotë se regjimi izraelit dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste takfiriste që kanë kryer krime dhe shkatërrime të paimagjinueshme në Siri. Kthimi i Sirisë në Ligën Arabe në takimin e këtij viti është i pritshëm, por edhe mosmarrëveshjet aktuale përcjellin mesazhin se nëse në vitin 2011, 18 anëtarë të Lidhjes Arabe mbështetën pezullimin e anëtarësimit të Sirisë në këtë organizatë, tani po këto vende po kërkojnë kthimin e Sirisë.