Vriten disa terroristë në Idlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86299-vriten_disa_terroristë_në_idlib_të_sirisë
Ushtria e Sirisë ka sulmuar me raketa dhe artileri bastionet e terroristëve të Frontit Nusra në periferi të qytetit Sarakib në Idlib në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 07, 2019 14:27 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë në Idlib të Sirisë

Ushtria e Sirisë ka sulmuar me raketa dhe artileri bastionet e terroristëve të Frontit Nusra në periferi të qytetit Sarakib në Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se në këtë operacion të ushtrisë siriane janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë.

Ndërkohë forcat demokratike të kurdëve të Sirisë të mërkurën kanë arrestuar 400 terroristë të grupit takfirist ISIS të cilët ishin duke u arratisur nga rajoni Baghuz në zonat kufitare mes Sirisë dhe Irakut.

Ndërkohë disa grupe terroriste që veprojnë në qytezat dhe fshatrat veriore të provincës Hamah dhe të provincës Idlib përsëri kanë vazhduar sulmet e tyre kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe kundër vendbanimeve civile në këto rajone.