Izraeli u frikësohet dronëve iranianë?
Në Jemen, ku Izraeli akuzon Iranin se ka pajisur lëvizjen Ansarallah me dronë luftarakë, duke mohuar çdo aftësi të forcave të Jemenit për t'i prodhuar ato vetë, Riadi dhe Tel Avivi po luftojnë së bashku kundër dronëve të Rezistencës.
Duke iu referuar një stërvitje ushtarake të kohëve të fundit të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, në të cilën morën pjesë dronë sulmues dhe zbulues në një operacion të njëkohshëm ajror, sajti izraelit "Israel Defense" , e komenton dhe e sheh atë si një pikë kthese në luftën që Izraeli, herët a vonë, do të fillojë kundër boshtit të Rezistencës. Faqja e internetit "Israel Defense" në një artikull mbi dronët iranianë shkruan se në çdo konflikt të armatosur në Lindjen e Mesme, dronët do të ishin një pjesë e rëndësishme e arsenalit ushtarak të Iranit dhe madje edhe një element i luftës asimetrike. "Forca hapësinore e Gardës Revolucionare të Iranit organizoi një stërvitje ushtarake të madhe pranë Ngushticës së Hormuzit të enjten e kaluar, në të cilën morën pjesë dronët luftarakë të Iranit "Saegheh", bazuar në modelin e dronëve amerikanë ", vuri në dukje ky sajt. Burimi izraelit shton se kjo është hera e parë që kaq shumë dronë luftarakë kanë fluturuar në qiell në mënyrë sinkrone, duke udhëtuar në një distancë prej 1,000 km dhe duke objektiva të paracaktuara, të cilat të gjithë janë shkatërruar me sukses. Duke iu referuar planit të Iranit për prodhimin e dronëve, "Israel Defense" shkruan: "Programi i dronëve iranianë u krijua gjatë luftës Iran-Irak (1980-1988). Pavarësisht nga vitet e sanksioneve dhe kufizimeve të eksporteve, Irani ka arritur të zhvillojë dhe të prodhojë dronët e vet dhe të ketë një gamë të gjerë dronësh mbikqyrës dhe luftarakë. Dronët shihen si një shenjë suksesi për Iranin si një shtet i aftë për të zhvilluar aftësitë e veta moderne ushtarake". Dronët, në përgjithësi, konsiderohen "teknologji inteligjente, precize dhe pak e kushtueshme". Projektimi dhe prodhimi i dronëve të armatosur ka bërë që Irani të ndryshojë doktrinën e tij të fuqisë ajrore, vlerëson sajti izraelit duke shtuar se përdorimi i mjeteve me kosto të ulët dhe me rrezik të vogël si dronët është në përputhje me doktrinën iraniane të mbrojtjes që favorizon luftën asimetrike. Irani po shfrytëzon dronët mbikqyrës dhe dronë të armatosur në zonat e tij kufitare, por operacionet e tij me dronë në Siri dhe Irak kanë treguar gjithashtu efikasitetin e tyre, duke shkaktuar alarmimin e regjimit okupator dhe kriminel izraelit.