Libanezët përkrahin Hezbullahun
Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e premte shkoi për një vizitë në Bejrut, kryeqytetin e Libanit për të biseduar me autoritetet dhe grupet politike të këtij vendi kundër Hezbullahut. Mirëpo në këto bisedime, Pompeo është përballur me reagimin unik të libanezëve në mbështetje të Hezbullahut.
Qeveria e presidentit Donald Trump në 2 vitet e kaluara në formë të hapur dhe të fshehtë ka bërë çdo lloj përpjekjeje në mbështetje të regjimit sionist, prej të cilave janë shpallja e Kodsit si kryeqytet të Izraelit, transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods dhe njohja zyrtare e rajonit të ushtruar Golan si pjesë e territorit të Izraelit. Megjithatë mbështetja e Amerikës për Izraelin nuk ka përfunduar me kaq pasi në këtë kuadër Uashingtoni e quan grupin Hezbullah si një grup terrorist dhe ndërhyn në punët e brendshme të Libanit për të dëbuar Hezbullahun. Gjatë vizitës së Pompeo në Liban që është vizita e tij e parë në këtë vend në cilësinë e sekretarit amerikan të shtetit, u vu re qartazi ky objektiv i Amerikës. Gazeta Dias lidhur me vizitën e Pompeo në Bejrut thotë: Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Liban nuk përcolli një mesazh të ri për libanezët, pasi autoritetet libaneze dëgjuan fjalët e përsëritura të së kaluarës, fjalë që gjithmonë janë përqendruar në dy pika ajo e ushtrimit të presioneve ndaj Hezbullahut dhe përballja me Iranin në Liban. Mirëpo grupet libaneze kanë mbajtur qëndrime të qarta sa i përket qëndrimeve kundër Hezbullahut të sekretarit amerikan të shtetit. Mendimi unik i grupeve libaneze kundrejt Hezbullahut është për shkak të pozitës politike dhe popullore të rezistencës libaneze. Amerika ka ndërmarrë një fushatë të gjerë kundër Hezbullahut në një kohë kur rezistenca libaneze ka një popullaritet të gjerë në Liban dhe në zgjedhjet e majit 20018 arriti të marrë 68 vende në parlamentin libanez. Me fjalë të tjera rezistenca libaneze ka arritur të marrë shumicën dominuese në parlament. Kjo fitore e rezistencës në zgjedhjet parlamentare tregon pozitën që ka kjo lëvizje në mesin e popullit libanez, gjë të cilën e ka theksuar edhe Mishel Aun president i Libanit gjatë takimit që ai pati me Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit. Sa i përket kësaj Aun ka thënë: Hezbullahu është ngritur nga gjiri i popullit dhe ai ka prani të gjerë në parlament dhe në qeveri. Përveç kësaj Hezbullahu në territorin dhe atdheun e tij përfaqëson një prej feve kryesore të libanezëve. Hezbullahu gjithashtu drejton disa nga postet ministrore të qeverisë së Libanit dhe në krahasim me qeverinë e mëparshme të Saad Haririt, pozita e Hezbullahut në qeverinë e re është shtuar. Hasan Kabelan një prej anëtarëve të zyrës politike të lëvizjes Amal në Liban thotë se Saad Harari i njeh fuqitë e brendshme të Libanit të cilat janë bërë shkak për stabilizimin e vendit. Për këtë arsye në kohën kur Mike Pompeo në takimin që pati me kryeministrin Saad Hariri, foli për presione ndaj Hezbullahut, kryeministri Hariri në përgjigje tha: Libani nuk dëshiron të futet në kontestet politike të huaja të Amerikës. Përfundimisht mund të thuhet se sekretari amerikan i shtetit u largua nga Libani pas asnjë sukses ndërkohë që të gjithë autoritetet libaneze kanë shprehur mbështetjen e tyre të gjithanshme për Hezbullahun.