Krim tjetër i SHBA në Afganistan
Trembëdhjetë civilë u vranë, shumica nga ata fëmijë, "në një sulm ajror të forcave amerikane", pranë qytetit Kunduz të Afganistanit, njoftoi Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan.
"Misioni shpreh shqetësim serioz që faktet fillestare tregojnë se dhjetë nga të vrarët janë fëmijë, anëtarë të një familjeje të gjerë, të zhvendosur nga luftimet gjetkë", tha përmes një deklarate Misioni i OKB-së. Një zëdhënëse e misionit ndihmës të NATO-s në Afganistan tha se forcat amerikane kanë kryer një sulm në këtë zonë, por, sipas saj, misioni nuk e ka konfirmuar se ka shkaktuar viktima civile. Ky krim i forcave amerikane ka shkaktuar protesta popullore ne shumë rajone të Afganistanit, ku protestuesit kanë kërkuar largimin e forcave amerikane nga Afganistani.