Trump njeh zyrtarisht pushtimin izraelit të Lartësive Golan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan - rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967
. Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë "disa dekada më parë". Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, qëndroi pranë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë derisa ai e nënshkroi njohjen. Netanyahu tha se kjo është një "ditë historike" që i transformon "fitoret ushtarake të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit në fitore diplomatike". Netanyahu po ashtu tha se njohja nga Trumpi e bën aleancën midis Izraelit dhe Amerikës "më të fortë dhe më të madhe se kurrë". Më herët, Siria deklaroi se është e vendosur të rimarrë Lartësitë Golan "përmes të gjitha mjeteve në dispozicion".