Katari: Izraeli duhet të largohet nga Golani i pushtuar
Qeveria e Katarit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kundërshtuar vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen e sovranitetit të regjimit sionist mbi lartësitë e Golanit të pushtuar dhe ka deklaruar se Izraeli duhet të largohet nga Golani i pushtuar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qeveria e Katarit në këtë deklaratë ka thënë: “Katari, lartësitë e Golanit i konsideron territor arab të pushtuar nga regjimi sionist dhe beson se regjimi okupator i Izraelit duhet t’i respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të largohet nga të gjitha territoret arabe të pushtuara”.
Donald Trump ditën e hënë me 25 mars, pas konferencës për shtyp të përbashkët me kryeministrin e regjimit sionist në Uashington, duke nënshkruar një dekret, njohu zyrtarisht pretendimin për sovranitet të sionistëve mbi lartësitë e Golanit të pushtuar.
Ky veprim i Trump është përballur me reagime të shumë autoriteteve dhe krerëve të shteteve të ndryshme të botës dhe të OKB.
Lartësitë e Golanit të pushtuar janë pjesë e territorit të provincës Kunejtra të Sirisë të cilat i ka pushtuar regjimit sionist gjatë një agresionit ushtarak në vitin 1967 gjatë luftës 6 ditore, ndërsa në vitin 1982, këtë tokë të pushtuar e ka shpallur pjesë të territorit të tij.
Ndërkohë rezoluta 497 e Këshillit të Sigurimit të OKB e miratuar në vitin 1981 me shumicë votash duke përfshirë edhe votën e Amerikës, në mënyrë absolute hedh poshtë pretendimet e regjimit sionist në lidhje me Golanin dhe shpall të paligjshme përpjekjet e regjimit sionist për aneksimin e kësaj toke.