Hamas: Izraeli nuk mund ta thyejë vullnetin tonë
Një udhëheqës i lartë i lëvizjes së rezistencës palestineze, Hamas, deklaroi se palestinezët nuk do të heqin dorë nga rezistenca përballë agresionit izraelit.
"Okupatori nuk duhet të jetë nën iluzionin se mund të thyejë vullnetin e popullit tonë", tha Ismail Hanieh, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, të mërkurën, duke iu referuar Izraelit. Hanieh tha se lëvizja Hamas i dha një mësim Izraelit në eskalimin aktual të dhunës, duke shtuar se Izraeli e mori mesazhin. Ai i bëri komentet pas dy netëve të njëpasnjëshme të bombardimeve të rënda izraelite. Hanieh u kërkoi gjithashtu banorëve të Gazës të marrin pjesë në protesta masive përgjatë rrethimit që ndan Rripin e Gazës nga territoret e okupuara të shtunën për të shënuar përvjetorin e parë të marshit të madh të kthimit që filloi më 30 mars të vitit të kaluar.