Liga Arabe kushtëzon rikthimin e Sirisë
Zv/sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka deklaruar dy kushtet për rikthimin e Sirisë në organizatën e Ligës Arabe.
Kanali Al-Xhazira njoftoi se Hessam Zaki, zv/sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, të mërkurën pretendoi se rikthimi i Sirisë në Ligën Arabe është kushtëzuar me mendimin e anëtarëve të kësaj organizate në lidhje me qëndrimin e Damaskut rreth zgjidhjes politike të krizës në këtë vend dhe çështja e dytë është marrëdhëniet e Sirisë me Iranin.
Hessam Zaki këto deklarata i ka bërë gjatë mbledhjes përgatitore për organizimin e samitit të ministrave të punëve të jashtme të Ligës Arabe i cili do të zhvillohet të premten në Tunizi.
Zv/sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka thënë se nëse do të arrihet një marrëveshje për rikthimin e Sirisë në vendin e saj në Ligën Arabe, atëherë do të ndodhë një gjë e tillë, për ndryshe nuk do të ketë rikthim të Damaskut në këtë organizatë.