Vendimi i Trump mbi Golanin pjesë e 'një projekti kriminal'
(last modified Thu, 28 Mar 2019 19:23:31 GMT )
Mars 28, 2019 20:23 Europe/Tirane
  • Vendimi i Trump mbi Golanin pjesë e 'një projekti kriminal'

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara ka hedhur poshtë njohjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të "sovranitetit izraelit" mbi lartësitë e pushtuara të Golanit, duke e përshkruar vendimin si pjesë të një "projekti kriminal" që synonte zgjatjen e kaosit dhe shkatërrimit në rajon.

Bashar Xhaafari i bëri deklaratat në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën mbi gjendjen e Sirisë pas vendimit të Trump për të njohur "sovranitetin izraelit" mbi territoret siriane të Golanit. "Ky është një projekt apo plan kriminal për të cilin qeveria e SHBA dhe aleatët e saj kanë përdorur të gjitha mjetet në dispozicion të tyre", tha Xhaafari, duke shtuar se plani ka për qëllim vazhdimin e kaosit dhe shkatërrimit në rajon dhe ndarjen e popullit të rajonit në baza fetare dhe etnike, në mënyrë që "të ndërtohet një realitet i ri". "Nga dita e parë e kësaj lufte terroriste të udhëhequr nga qeveritë e disa vendeve të njohura, ne thamë se qëllimi kryesor i kësaj lufte ishte sigurimi i okupimit izraelit të territoreve arabe dhe për të siguruar që okupimi mund të vazhdojë përgjithmonë në bazë të planit të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, "tha Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara. Ndërkohë,14 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB duke shprehur keqardhje për vendimin e Donald Trump për njohjen zyrtare të pushtimit të Golanit të Sirisë nga ana e regjimit sionist dhe duke theksuar përsëri se ky rajon i përket territorit të Sirisë, edhe një herë kanë izoluar Amerikën në këtë organ të lartë të OKB. 14 vende nga gjithsej 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë theksuar se vazhdojnë të mbesin në qëndrimin e tyre se lartësitë e Golanit janë pjesë e pandashme e territorit të Sirisë dhe janë nën pushtimin e regjimit sionist. Bashkimi Evropian ditën e kaluar me anë të një deklarate, ka theksuar se të gjithë 28 vendet anëtare të BE duke kundërshtuar në mënyrë të unifikuar njohjen e sovranitetit të regjimit sionist mbi lartësitë e Golanit të pushtuar, nuk do të ndjekin politikën e Amerikës në lidhje me këtë pjesë të territorit të Sirisë.

 

Tags