Deklarata e UNICEF mbi vrasjen e fëmijëve nga Izraeli në Gaza
Agjencia e fëmijëve të OKB-së thotë se rreth 40 fëmijë janë vrarë nga Izraeli gjatë një viti demonstratash përgjatë rrethimit që ndan rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze.
Sipas UNICEF, pothuajse 3,000 të tjerë janë dërguar në spitale me lëndime që nga fillimi i protestave i një vit më parë, shumë prej të cilëve kanë përfunduar në invalid të përjetshëm. Drejtori i UNICEF-it në Lindjen e Mesme Geert Cappelaere shprehu zemërim për numrin në rritje të viktimave, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës kundër fëmijëve në Gaza dhe gjetkë në të gjithë territoret e okupuara. "UNICEF përsëriti zemërimin e vet ndaj numrit shumë të lartë të fëmijëve që janë vrarë dhe plagosur si rezultat i dhunës së ushtruar nga Izraeli ndaj palestinezëve në vitin 2018," tha Cappelaere. Muajin e kaluar, Cappelaere shprehu gjithashtu shqetësimin për vrasjen e djemve adoleshent palestinezë me armë zjarri nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës. Trupat izraelite kanë qëlluar dhe vrarë me dhjetëra fëmijë palestinezë në Bregun perëndimor të lumit Jordan dhe rripin e rrethuar të Gazës në muajt e fundit. Tetorin e kaluar, një anëtar i lartë i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) tha se ushtria izraelite qëllimisht synon të vrasë fëmijët palestinezë.