SHBA provokojnë Damaskun në al-Tanf
Forcat amerikane të bazuara në al-Tanf sapo kanë nisur një manovër ushtarake që përfshin si Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), ashtu dhe terroristët e ISIS.
Në të njëjtën kohë, grupet terroriste po shumëfishojnë veprimet e tyre kundër forcave të ushtrisë siriane dhe aleatëve të tyre. Sipas një deklarate të ushtrisë siriane, një celulë e fjetur e lidhur me organizatën terroriste Hajat Tahrir al-Sham sulmoi dhunshëm trupat e divizionit të 4-të në Deir ez-Zor të hënën, më 25 mars. Komunikata nuk specifikon vendin ku ndodhi operacioni, por përmend se dy ushtarakë u vranë, duke përfshirë një oficer. Ndërkohë, Al-Masdar News raporton një manovër ushtarake të kohëve të fundit nga forcat amerikane dhe përkrahësit e tyre në al-Tanf. Sipas këtij burimi përkrahësit takfiristë (ISIS) të SHBA dhe forcat e SDF, të udhëhequra nga forcat e Shteteve të Bashkuara, përfunduan një stërvitje ushtarake në një zonë 55 km rreth rajonit al-Tanf, në Sirinë juglindore. Gjatë manovrave, të cilat filluan më 27 mars, sistemi i lëvizshëm i raketave të koalicionit amerikan (HIMARS) zhvilloi një stërvitje në terren me zjarr real. Ndërsa Shtetet e Bashkuara pohojnë se këto manovra ishin drejtuar kundër ISIS, burimet e mirëinformuara në terren besojnë se koalicioni amerikan po përpiqet të frikësojë qeverinë e Damaskut.