Hezbollah i irrituar nga samiti i Ligës Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86919-hezbollah_i_irrituar_nga_samiti_i_ligës_arabe
Vendet arabe janë mësuar që kohë pas kohe të marrin pjesë në konferenca me pjesëmarrjen e sundimtarëve, mbretërve dhe emirëve të tyre.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2019 21:17 Europe/Tirane
  • Hezbollah i irrituar nga samiti i Ligës Arabe

Vendet arabe janë mësuar që kohë pas kohe të marrin pjesë në konferenca me pjesëmarrjen e sundimtarëve, mbretërve dhe emirëve të tyre.

Konferenca plot slogane dhe fjalë të bukura duke theksuar solidaritetin përballë sfidave të përbashkëta. Kështu ndodhi edhe në Tunis. Në përgjigje, Hezbollahu libanez, i cituar nga Al-Manar, tha se deklarata përfundimtare e samitit të Lidhjes Arabe në Tunizi edhe njëherë zbulon një kontradiktë flagrante midis veprimeve të udhëheqësve arabë dhe fjalëve apo shkrimeve të tyre. Hezbollah shton se vendimet e marra në samitin arab nuk u përshtatën fare me rreziqet që kërcënojnë umetin arabo-musliman, si judaizimi i Kudsit dhe lartësitë e Golanit. Në fakt, lëvizja libaneze theksoi se liderët arabë këmbëngulën për të drejtën për ta kthyer qytetin e Kudsit dhe rajonin e Golanit nga okupimi i regjimit izraelit, edhe pse shumë prej tyre po punojnë prapa skenave për të normalizuar marrëdhëniet me këtë regjim. Ndërkohë, kreu i lëvizjes së Ansarallah të Jemenit, Abdul-Malik al-Huthi, sapo ka deklaruar: "Pas njoftimit të Trump mbi Golanin e okupuar, më së paku që mund të bëhej nga këto regjime mercenare [Arabia Saudite dhe të tjerët që po kryejnë agresion ndaj popullit jemenas] ishte të publikonin një deklaratë duke thënë thjesht se Golani i përket Sirisë dhe Palestina arabëve. "