Hezbollah: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë «mishërim i terrorizmit»
Në një fjalim të mërkurën (10 prill) në Bejrut, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah dënoi ashpër veprimin e qeverisë amerikane kundër Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.
"Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin terroristët; ata janë mishërimi i terrorizmit ", tha Hasan Nasrallah. "Për të siguruar interesat e regjimit sionist, Shtetet e Bashkuara injorojnë të drejtat e umetit islamik, japin mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin dhe lejon veten të quajë " terroristë " ata që mbrojnë tokën dhe të drejtat e myslimanëve. Por forcat amerikane kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në zona të ndryshme konflikti nën mbulesën e bombardimeve të gabuara dhe gabimeve ushtarake", tha ai. Lidhur me qëllimet e vërteta të Uashingtonit në renditjen në listën e zezë të Gardës Revolucionare të Iranit, ai shpjegoi se "Garda Revolucionare sot është më e fortë se në çdo kohë tjetër. Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik zë një vend qendror në rajon, çka ka shkaktuar frikë tek amerikanët. " Sipas sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, vendimi i administratës Trump kundër Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit është në fakt pasojë e dështimit të planeve të SHBA-së në rajon. Nasrallah kujtoi se aksi i Rezistencës realisht kishte mjetet e veta për të reaguar ndaj presioneve . "Është e drejta jonë e natyrshme dhe e ligjshme për t'u hakmarrë kundër kujtdo që kërcënon popullin tonë dhe rezistencën tonë", tha ai.