Iraku dërgon ndihma humanitare për të prekurit nga përmbytjet në Iran
Prill 13, 2019 08:09 Europe/Tirane
Përfaqësia ushtarake e Iranit në Irak njoftoi dërgimin e ndihmave të popullit irakian për të prekurit nga përmbytjet në Iran.
Gjeneral Mustafa Muradian, shefi i kësaj përfaqësie në Bagdad tha se ndihmat përfshijnë fonde, 119 automjete të lehta dhe të rënda, produkte ushqimore, veshmbathje dhe mallra primare. Muradian tha se karvani me ndihma shoqërohet nga një grup vëllezërish irakianë, të cilët do të bashkëpunojnë në shpërndarjen e ndihmave. Reshjet e dendura të shiut në Iran kanë përmbytur disa zona në veri, perëndim dhe jug të Iranit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz. Deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 70 persona.