Grupet e rezistencës në Irak mbështesin Gardën Revolucionare
Grupet e rezistencës në Irak me anë të një konference për shtyp kanë shprehur mbështetjen e tyre për gardën e revolucionit islamik të Iranit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sumarie News sipas të cilës grupet e rezistencës islamike në Irak të mbledhur në konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në Naxhaf kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehën mbështetjen e tyre për gardën e revolucionit islamik. këto grupe kanë dënuar fuqishëm vendimin e Amerikës për futjen e gardës revolucionare në listën e grupeve të huaja terroriste të Uashingtonit dhe theksuan se Amerika është mbështetësja kryesore e terrorizmit. Abul’farkad Sadavi përgjegjës i organizatës Badr të Irakut ka thënë se Amerika ka krijuar grupin terrorist ISIS, fronin Nusra dhe grupet e tjera terroriste dhe kjo e bën Amerikën që të jetë e para në mbështetjen e terrorizmit. Nëse ne nuk do të na ndihmonte garda revolucionare, 4 apo 5 vende të rajonit do të dorëzoheshin përballë terroristëve, tha në fjalën e tij Sadavi.