Paqja në Afganistan, Evropa bashkëpunon me Iranin
(last modified Fri, 19 Apr 2019 10:08:18 GMT )
Prill 19, 2019 12:08 Europe/Tirane
  • Paqja në Afganistan, Evropa bashkëpunon me Iranin

Përfaqësuesi i BE në çështjet e Afganistanit dhe zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, theksuan ruajtjen dhe forcimin e paqes në Afganistan.

Roland Kobia, ambasadori i Bashkimit Evropian në Afganistan të mërkurën, u takua me Abas Eragçi, zëvendës ministër i jashtëm i Iranit në Teheran. Roland Kobia, pasi theksoi përafrimin e qëndrimeve të Bashkimit Evropian për paqen në Afganistan me pikëpamjet e Iranit, shprehu gatishmërinë e BE që të bashkëpunojnë me Republikën Islamike të Iranit me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të paqes në Afganistan. Republika Islamike e Iranit, si fqinji i Afganistanit, ka mbështetur stabilitetin dhe paqen në vend dhe vazhdimisht ka tentuar të avancojë procesin stabilizues të udhëhequr nga autoritet vendase në Afganistan. Përdorimi i diplomacisë dhe zgjidhjes politike, është strategjia e Republikës Islamike të Iranit që të zgjidhë problemet e Afganistanit. Në të njëjtën mënyrë, Republika Islamike e Iranit këshillon faktorët rajonalë dhe jashtë-rajonalë për zgjidhjen e krizës afgane. Vizita e përfaqësisë së Bashkimit Evropian në Afganistan në Teheran demonstron përshtatshmërinë e qasjes së Iranit në zhvillimet në Afganistan dhe theksimi i faktit se dialogu është zgjidhja e vetme për problemet aktuale dhe realizimin e paqes në Afganistan. Ndikimi i Iranit në zhvillimet në Afganistan, për shkak të përbashkëtave të mëdha të të dy kombeve në prejardhjen kulturore, gjuhësore dhe fetare, si dhe ekzistencën e një kufiri të përbashkët, e ka detyruar Evropën të bashkëpunojë me Iranin që të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të Afganistanit. Në të njëjtën mënyrë, përfaqësuesi i BE-së për Afganistan të mërkurën gjatë konsultimeve të tij në Teheran tha: Bashkimi Evropian dhe Irani kanë shumë mirëkuptim rreth Afganistanit dhe kjo duhet të zgjerojë bashkëpunimin në këtë drejtim. Republika Islamike e Iranit i jep përparësi interesave të popullit dhe sovranitetit të Afganistanit në procesin e zgjidhjes së krizës afgane. Pikëpamja e qeverisë iraniane për zhvillimet në Afganistan konfirmohet edhe nga autoritetet e këtij vendi. Abdullah Abdullah, kreu ekzekutiv i qeverisë së Unitetit Kombëtar të Afganistanit, beson se qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit për paqen afgane është në kuadër të mbrojtjes së popullit, qeverisë dhe sovranitetit të Afganistanit. Kjo është një pikëpamje pozitive për rolin e Iranit në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Afganistan për shkak të qasjes unifikuese të Teheranit drejt zgjidhjes së problemeve të Afganistanit. Në kërkim të paqes në Afganistan, Irani luan një rol të rëndësishëm për popullin dhe qeverinë e këtij vendi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë bisedimeve mes faktorëve të brendshëm të Afganistanit. Uniteti i shtetit, popullit dhe grupeve politike të Afganistanit për të arritur paqen në këtë vend është një parakusht dhe kjo çështje është gjithmonë me interes për Iranin. Duke pasur parasysh qasjen kontradiktore të Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, në realizimin e paqes në Afganistan, bashkëpunimi i kombit dhe qeverisë së këtij vendi është një themel i fortë për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan.

 


 

Tags