Amerika sanksionon përsëri Hezbullahun e Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87469-amerika_sanksionon_përsëri_hezbullahun_e_libanit
Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e mërkurë ka vendosur sanksione të reja kundër personave dhe organeve që lidhen me Hezbullahun e Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2019 03:37 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon përsëri Hezbullahun e Libanit

Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e mërkurë ka vendosur sanksione të reja kundër personave dhe organeve që lidhen me Hezbullahun e Libanit.

Departamenti amerikan i thesarit në listën e tij të sanksioneve kundër Hezbullahut ka vendosur 2 persona dhe 3 organe të varur nga Hezbullahu i Libanit. Më herët ky departament ka vendosur shumë persona dhe organe në listën e tij të sanksioneve pasi ata lidhen me Hezbullahun e Libanit. Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar një shumë prej 10 milion dollarë si shpërblim për ata që japin informacione mbi Muhamed Bazi, Adham Tabahxa dhe Ali Cerara 3 anëtarë të lartë të Hezbullahut të Libanit. Departamenti Amerikan i Shtetit me pretendime qesharake ka akuzuar Hezbullahun e Libanit për gjoja mbrojtjen e terrorizmit dhe ka pretenduar se Hezbullahu i Libanit përpiqet ta fshehë veten e tij me mbrojtjen e Libanit. Grupet e rezistencës mes tyre Hezbullahu i Libanit kanë rol themelor në përballjen me komplotet dhe veprimet e boshtit amerikano-sionist-saudit.